Dënohet me 10 vjet burg për dy grabitje në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit B.A.

I akuzuari, shtetas i Republikës së Kosovës, me datë 25.05.2017 në ora 18:35, në pikën e karburantit “Beki Benz” në fshatin Kmetovc të Gjilanit, i maskuar me anë të përdorimit të forcës apo kanosjes tenton të përvetësojë pasuri të luajtshme, fillimisht duke u kacafytur me pronarin dhe më pas duke shtënë në drejtim të tij, duke e plagosur në krah.

Po ashtu i njëjti me datë 23.12.2017 rreth orës 18:00 me përdorimin e forcës hynë në bastoren sportive “Lumi Sport” në Gjilan, dhe duke shtënë me armë në drejtim të televizorit përmes përdorimit të forcës përvetëson nga arka e lokalit shumën prej 400 Euro, thuhet në komunikatën e dërguar nga Gjykata Themelore e Gjilanit.

I akuzuari me këto veprime dyshohet se kryer veprat penale: grabitje në tentativë dhe grabitje neni 329 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Për këto dy vepra trupi gjykues ka shqiptuar një dënim unik prej dhjetë (10) vjet burgim dhe gjobë në shumën prej shtatëqind (700) euro./21Media