Nga gjykimi i kryetarit dfhe zyrtarëve të Dragashit për keqpërdorim detyre | Foto: KALLXO.com

Dënohet Kryetari i Dragashit

Kryetari i Dragashit Salim Jenuzi është dënuar sot për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Salim Jenuzi, kryetari aktual i Dragashit është dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren me një vit burg me kusht.

NDËRLIDHUR

Jenuzi nëse nuk dëshiron që prapa grilave të kryejë këtë dënim, duhet që të mos shkaktojë vepër tjetër penale në dy vjetët e ardhshëm.

Gjykata e ka dënuar me 6 muaj burg me kusht edhe Nexhat Selën për uzurpim të pronës së paluajtshme. Edhe Sela për t’iu shmangur vuajtjes së këtij dënimi duhet të mos kryejë vepër tjetër penale për dy vjet.

Ndërsa janë liruar nga akuza për keqpërdorim detyre Bean Haxhihasani e Vetim Hasani.

Salim Jenuzi akuzohet se nga viti 2009 deri në vitin 2016 në Dragash me qëllim të fitimit të dobisë pasurore për tjetrin dhe shkaktimin e dëmit komunës ia mundësoi pronarit të furrës “Evropa”, Nexhat Selajt, përvetësimin e kësaj patundshmërie.

Në pronën shoqërore Selaj më pas kishte ndërtuar objekt dykatësh pa vendim të asamblesë në Dragash, ndërsa këtë gjë nuk e kishin penguar drejtori i Urbanizmit në këtë komunë Behan Haxhihasan dhe inspektori komunal i ndërtimtarisë Vetim Hasani.

21 Nëntor 2017 - 17:23

Lekë Muqaj 21/11/2017 - 17:23
NDËRVEPRIMI193