Gjykata shtetërore e Bosnjës. Foto: BIRN

Dënohet ish-Ushtari për Nxitje të Vrasjes së Dëshmitarit

Gjykata shtetërore në Sarajevë dënoi Milenko Krsmanoviqin me tre vjet burg për ndërhyrje në punën e Gjykatës për vrasjen e avokatit Muhidin Kapo për ta parandaluar atë të dëshmonte në gjyqin e tij.

Ish-ushtari serb i Bosnjës u akuzua fillimisht për krime lufte për dyshimet se kishte sulmuar Kapon gjatë konfliktit në korrik të vitit 1992.

Krsmanoviq vendosi ta vriste avokatin për të mos lejuar paraqitjen e tij si dëshmitar dhe kontaktoi me një person të quajtur Dalibor Vaskoviq pas konfirmimit të padisë për krime lufte, zbuloi Gjykata.

Sipas Gjykatës, Krsmanoviq dhe Vaskoviq u takuan dy herë në vitin 2015 për të rënë dakord për vrasjen e Kapos.

Vendimi tha se Vaskoviq premtoi në mënyrë të rreme se ai do ta ndihmonte Krsmanoviqin, i cili i premtoi se do t’i jepte atij një automjet ose 50,000 marka boshnjake (25,560 euro) për të rrëmbyer avokatin ose të organizonte një aksident me makinë.

Megjithatë, Kapo nuk u vra dhe dëshmoi në çështjen kundër Krsmanoviq.

Krsmanoviq u lirua nga akuzat për nxitjen e vrasjes së Kapos në një tjetër rast.

Vendimi mund të apelohet.

Në gjyqin e tij për krime lufte, Krsmanoviq u lirua nga akuzat për rrahjen dhe grabitjen e Kapos, së bashku me ushtarë të tjerë serbë të Bosnjës, në zonën e Sokolacit në korrik 1992.

Edhe ky vendim mund të apelohet.