Nga zgjedhjet e kaluara në Kosovë - foto: KALLXO.com

Dënimi i Nismës Pas Ankesës së BIRN e Internews Kosova

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dënoi Nismën për Kosovën, pasi BIRN dhe Internews Kosova në ankesën e tyre zbuluan se kandidati për kryetar të Drenasit të këtij subjekti Isa Xhemajlaj në ditën e heshtjes zgjedhore në Facebook tregoi se në cilën qendër votimi do ta japë votën e tij.

“Në adresën zyrtare elektronike të subjektit politik Nisma për Kosovën brenda 24 orëve të heshtjes zgjedhore, Nisma ka shkelur dispozitën ligjore të nenit 36 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, ligjit me numër 03/L-73, sepse është bërë thirrje- njoftim për kohën kur do të votojë kandidati i NISMA-s, Isa Xhemajlaj duke e cilësuar atë si kryetar të ardhshëm të Gllogocit,” thuhej në ankesën e BIRN dhe INTERNEWS KOSOVA drejtuar PZAP-it.

Këtë e vërtetoi pastaj PZAP-i në vendimin e tij.

“Nga fotografia e ofruar si provë e cila gjendet në shkresat e lëndës shihet qartë se shkrimet lidhur me kohën e votimit të kandidatit për Kryetar të Komunës së Gllogocit janë në kundërshtim me nenin 36 paragrafi 1 pika b) e LPZ-së,” thuhet në vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Degës së Nismës në Drenas për shkak të kësaj shkeljeje i është shqiptuar  dënimi me gjobë në shumën prej 2 mijë e 500 eurove.

Sipas vendimit të PZAP-it, Nisma për Kosovë detyrohet ta paguajë gjobën e shqiptuar për 15 ditë, nga dita e pranimit të këtij vendimi nën kërcënimin e ekzekutimit me dhunë.

BIRN dhe Internews Kosova për ditën e balotazhit në Drenas dorëzoi tri ankesa të cilat u miratuan nga PZAP.

http://kallxo.com/pese-ankesa-ne-pzap-per-balotazhin-ne-drenas/

KALLXO.com shkroi sot se PDK-ja dhe Nisma për Kosovën u dënuan me nga 3000 euro gjobë në një ankesë tjetër të BIRN dhe Internews Kosova të miratuar nga PZAP-i.

http://kallxo.com/denohen-pdk-e-nisma-nga-ankesa-e-birn-dhe-internews-kosova/

Në raundin e parë të zgjedhjeve për kryetar të Drenasit BIRN dhe Internews Kosova paraqitën në PZAP pesë ankesa, një ra nga të cilat u miratua.

http://kallxo.com/vetem-birn-dhe-internews-kosova-ankohen-per-zgjedhjet-ne-drenas/

http://kallxo.com/pzap-ndeshkon-vellain-e-bedri-nikes/