Dënime më të Ulëta në Rastin Badovci

Dënime më të ulëta u janë shqiptuar të akuzuarve në Rastin Badovci

Saktësisht një vit e një ditë pasi ishin dënuar  për herë të parë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Valbona Selimaj, Valon Kurtaj dhe Vesel Ismajli i kanë dënuar përsëri të akuzuarit e rastit Badovci.

NDËRLIDHUR

Besnik Latifi është dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg, ndërsa Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj e Enis Latifi me nga 3 vjet e 6 muaj. Fehmi Musën gjykata e ka dënuar me 3 vjet burg.

Syipas gazetarit të KALLXO.com në gjykatë, të akuzuarve u është rikualifikuar vepra penale në shtytje në kryerjen e veprave terroriste.

Në korrik të vitit të kaluar Besnik Latifi ishte dënuar me 13 vjet burg, Gazmend Haliti me 12, Milazim Haxhiaj me 10 vjet e 3 muaj, Fehmi Musa me 4 vjet dhe Enis Latifi me 10 vjet burg.

Gjykata Supreme pastaj Rastin Badovci e ktheu në rigjykim.

Supremja gjeti shkelje esenciale të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës në vendimin e themelores dhe vërtetimin e këtij vendimi nga Apeli.

Sipas aktakuzës, Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj, Fehmi Musa dhe Enis Latifi, në korrik të vitit të kaluar kishin shkuar te liqeni i Badovcit, afër Prishtinës, me qëllim që të incizojnë një video propaganduese, në të cilën planifikonin ta lexonin betimin ndaj udhëheqësit të organizatës terroriste “Shteti Islam”, i njohur me shkurtesën ISIS.

Grupi, sipas prokurorisë, ka pasur qëllim që këtë video ta publikojë në internet me qëllim që të dëshmojnë para botës shtrirjen e të ashtuquajturit “Shtetit Islam” në Republikën e Kosovës.

19 Korrik 2017 - 10:23

Labinot Leposhtica 19/07/2017 - 10:23
NDËRVEPRIMI0

Dënime më të Ulëta në Rastin Badovci

by Labinot Leposhtica
NA NDIQNI

Send this to a friend