Dënime me Burg për Krime Lufte në Drenicë

Ish-kryetarit të Drenasit, Nexhat Demakut i është konfirmuar dënimi me 3 vjet burgim, aq sa është edhe dënimi i ish-deputetit Fadil Demaku. Po ashtu dënimet janë vërtetuar edhe për Isni Thaçin, Zeqir Demakun dhe Jahir Demakun të dënuar me nga 6 vjet burgim. Dënimi me nga 3 vjet është konfirmuar edhe Agim, Driton, Bashkim dhe Selman Demajn. Këtë për ktv e ka kondirmuar njëri nga të dënuarit Fadil Demaku. Ai vendimin e ka quajtur skandaloz. Sa i përket kësaj Demaku ka reaguar edhe në Facebook duke e cilësuar si turp Të gjithë janë të dënuar për krime lufte. “Maskarada e Drenica 2 nga Gjykata e shkallës se parë, Apelit , e deri në Supreme. Turpi s`paska fund . Faleminderit shteti ynë për këtë shpërblim të pamerituar . Koha do ta vërtetojë këtë”, ka shkruar ai.

Detajet e aktakuzes për Drenica 2 mund ti lexoni ketu