Gjykata Themelore në Gjilan - Foto: KALLXO.com

Dënim me Burg për Grabitje të Bankës në Kamenicë

Dy persona janë dënuar me nga katër vite burgim nga Gjykata Themelore në Gjilan nën akuzat se kanë thyer bankën ‘Finca’, në Kamenicë.

B.A dhe A.L u dënuan po ashtu me nga dy mijë euro gjobë.

“Të akuzuarit shqiptar, shtetas të Republikës së Kosovës, me datë 23.02.2018 në ora 15:15 minuta, me maska depërtojnë brenda objektit të Bankës “Finca” në Kamenicë dhe nën kërcënimin e armës marrin nga kasaforta e kësaj banke shumën prej 670 euro”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.