Pamje nga seanca ku u shpall aktgjykimi për manipulimet me patentë-shoferë - Foto: KALLXO.com

Dënim 3,300 Euro për Manipulimet me Patentë-Shoferë

Tre punonjës të një ordinance në Prishtinë janë dënuar me 3,300 euro gjobë në akuzat se keqpërdorën detyrën zyrtare gjatë lëshimit të certifikatave mjekësore për kandidatët për patentë- shofer.

Prokuroria e Prishtinës akuzonte Muhamet Karametën, Bekim Gjelin e Viola Mujaj-Sokolin se disa herë radhazi kishin lëshuar certifikata të rreme për kandidatët për patentë-shofer.

Grupi prej gjashtë personash pretendohet se mashtruan qytetarë duke u premtuar se do pajiseshin me patentë-shoferë.

Sipas aktakuzës të akuzuarit nënshkruanin certifikatat në emër të mjekëve apo edhe lejonin që certifikatat të lëshoheshin pa u kryer të gjitha kontrollet mjekësore.

Tre të akuzuarit kanë pranuar fajësinë ndërsa gjatë matjes së dënimit Gjykata konstatoi se Muhamet Karametaj e Bekim Gjeli duhen dënuar me nga 1,500 euro gjobë, ndërsa e akuzuara Viola Mujaj-Sokoli duhet dënuar me 300 euro.

Pjesë e grupit të të akuzuarve për patentë-shoferë janë edhe Nexhat Shala, Kadrush Kamberi e Ismet Muhaxheri.

Këta të fundit nuk e kanë pranuar fajësinë dhe procesi ndaj tyre pritet të vazhdojë në shtator.

http://kallxo.com/te-akuzuarit-per-patente-shofere-deklarohen-rreth-fajesise/