Ilustrim

Dëmtohet  Shkolla në Suharekë

Disa persona në Suharekë kanë shkaktuar një varg dëmesh në objektin e një shkolle në këtë qytet.

Policia e Kosovës njofton se një qytetar ka raportuar për disa persona të panjohur që kanë dëmtuar rrethojën e shkollës, drunjtë e pushimores, tre poqa elektrikë dhe një kosh mbeturinash.

Rasti ka ndodhur dje në orët e mëngjesit ndërsa policia nuk raporton për të arrestuar.