Pamje nga Skenderaj

Dëmtohet Dritarja e Selisë së PDK-së në Skenderaj

Në mesnatë është dëmtuar një dritare e zyrave të PDK-së në Skenderaj.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës Fexhrie Pllana e konfirmoi këtë dëmtim për KALLXO.com.

“Është raportuar rasti që është dëmtuar një dritare dhe njëkohësisht është dëmtuar edhe një dritare e një lokali afër. Rasti është raportuar në mesnatë”, tha Pllana.

Ajo shtoi se deri më tani ende nuk ka të dyshuar në lidhje me këtë dëmtim, por rasti është duke u hetuar.

“Të lënduar nuk ka. Deri tash nuk kemi ndonjë të dyshuar dhe policia është duke e hetuar rastin”, shtoi Pllana për KALLXO.com.

Vitin e kaluar zyrat e PDK-së ishin dëmtuar edhe në Deçan.

http://kallxo.com/perdet-u-dogjen-ne-seline-e-pdk-se-ne-decan/