Ish-ministri i FSK-së, Haki Demolli - Foto: Facebook

Demolli: Të Gatshëm për Transformimin e FSK-së

Çështja e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës ende nuk është vënë në rend dite të Kuvendit, ngaqë nuk ka pasur gatishmëri të komunitetit serb, ndërkohë që ka pasur gatishmëri të pozitës e opozitës dhe deputetëve të pakicave tjera joserbe, tha sot ministri i FSK-së, Haki Demolli, në Seminarin e Asambleë Parlamentare të NATO-s, që punimet po i zhvillon në Prishtinë.

“Ne jemi të intëresuar që të tranformojmë FSK-në në FAK dhe jemi të gatshëm për këtë tranformim”, tha ministri Demolli në kuadër të sesionit të katërt të seminarit, temë e të cilit është reforma në sektorin e sigurisë në Kosovë.

Para të pranishmëve, ministri Demolli ka shpjeguar se cilët janë mekanizmat shtetërorë që e mbikëqyrin dhe e kontrollojnë FSK-në.

Në pjesën e pyetje-përgjigjeve, ministri Demolli tha se me shumë përgjegjësi e thotë se asnjë ushtarak i Kosovës nuk i është bashkuar organizatës terroriste ISIS.

Ndërsa, shtoi se është paraparë që në momentin e transformimit të FSK-së në FAK, buxheti për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës të dyfishohet.

http://kallxo.com/fungo-gjendja-e-sigurise-eshte-permiresuar-dukshem/