Demi: Sa Më i Madh Tenderi, Aq Më i Madh Mashtrimi

Agron Demi, aktivist i shoqërisë civile, ka kritikuar kontratën e nënshkruar sot mes qeverisë së Kosovës dhe kompanisë Contour Global për ndërtimin e termocentralit të ri “Kosova e re”.

Demi, në një postim në Facebook, tha se historiku i tenderëve “na ka mësuar se sa më e madhe kontrata, aq më i madh mashtrimi”.

“E marrëveshja më e madhe dhe më e dëmshme deri më tani është ajo për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’”, është shprehur Demi.

Ai më tej ka shtuar se përderisa qytetarët protestonin për rrymën e paguar për pjesën e veriut dhe për paralajmërimet se rryma do të shtrenjtohet edhe për 18%, në të njëjtën kohë zyrtarët më të lartë shtetërorë po nënshkruanin kontratën për ndërtimin e termocentralit të ri.

“(Termocentrali) do t’i shtrenjtojë faturat e rrymës për së paku 60%, si dhe për 20 vjetët e ardhshëm i garanton investitorit se edhe nëse nuk ka ku e shet energjinë, shteti do ta subvencionojë”, ka theksuar Demi.

http://kallxo.com/nenshkruhet-marreveshja-per-termocentralin-e-ri/