Pamje nga zona kufitare me Malin e Zi - Foto: Bujar Tërstena/REL

Demarkacioni Sot Pritet t`u Dorëzohet Deputetëve

Pas shqyrtimit nga Komisioni për Punë të Jashtme, Demarkacioni pritet që shkojë në seancë plenare.

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike shqyrton sot Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Pas shqyrtimit nga ky komision, marrëveshja proceduralisht duhet të shkojë në Kryesinë e Kuvendit si propozim për të hyrë në rend dite në senacë plenare dhe pas shqyrtimit Kryesia vendos se në cilën seancë e fut në rend dite Marrëveshjen për Demarkacion.

Kujtojmë që kjo marrëveshje bashkë me raportin e ri të Komisionit Shtetëror, në krye me Shpejtim Bulliqin u dërgua në Kuvend në fillim të muajit dhjetor.