Kadri Veseli - Foto: KALLXO.com

Demarkacioni nuk Shqyrtohet në Seancën e Rradhës

Marrëveshja Ndërkombëtare për Demarkacionin me Malin e Zi nuk do të sillet në Kuvend as në seancën e parë të sesionit pranveror.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës njoftoi se demarkacioni nuk do të jetë në rend të ditës as në seancën që u caktua me 25 janar.

Sipas tij kjo është për shkak se marrëveshja nuk është sjellur me kohë nga Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme në Kryesi të Kuvendit.

“Nuk do ta kemi në seancë plenare pasi Komisioni Parlamentar nuk e ka sjellë në kohën e duhur që të trajtohet në këtë mbledhje të kryesisë kështuqë nuk do të jetë në seancën e ardhshme. Presim të procedojmë gjithsesi pasi tani e kemi vetëm qëndrimin po për këtë mbledhje nuk ka qenë e përgatitur”, tha Veseli.

KALLXO.com ka raportuar nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme ku u shqyrtua marrëveshja për demarkacionin.

http://kallxo.com/edhe-komisioni-parlamentar-ne-ngerc-per-demarkacionin