Ambasadori i ShBA-së, Greg Delawie - Foto: KALLXO.com

Delawie: Zgjedhjet e Sotme, Shenjë e Rritjes Demokratike

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, përshëndeti ecurinë e zgjedhjeve të sotme në Kosovë duke e vlerësuar atë si shenjë të pjekurisë demokratike të vendit.

“Zgjedhje rutinë me parregullsi të vogla janë një shenjë e madhe e rritjes demokratike të Kosovës. Mezi presim të punojmë me zyrtarët e zgjedhur për të bërë progres në Kosovë”, tha Delawie në një koment në Twitter.