Ambasadori amerikan vëzhgon numërimin e votave në Prizren - Foto: KALLXO.com

Delawie Vëzhgon Numërimin e Votave në Prizren

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, në këto momente është në Prizren, ku po vëzhgon numërimin e votave në një qendër votimi.

Delawie është ulur në një qendër votimi ku ka filluar numërimi i votave pas mbylljes së vendvotimit në ora 19:00.

Bëhet fjalë për qendrën e votimit në shkollën “Abdyl Frashëri” në lagjen “Ortakoll”

Gjatë ditës së sotme, ambasadori amerikan është parë në qendra të ndryshme në vend, ku ka përcjellë nga afër procesin e votimit të zgjedhjeve për kryetar komunash dhe për deputetë të kuvendeve komunale të Kosovës.