Ambasadori amerikan, Greg Delawie - Foto: KALLXO.com

Delawie u Bën Thirrje Deputetëve ta Ratifikojnë Demarkacionin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka kërkuar nga deputetet që të votojnë sot marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Delawie, përmes profilit të tij në Twitter ka shkuar se rinia e Kosovës dëshiron punësim dhe liberalizim të vizave.

“Raporti i KDIKosova, tregon se rinia e Kosovës dëshiron përparim në punësim dhe liberalizim të vizave. Deputetët e Kosovës duhet të kalojnë demarkacionin e kufirit dhe të tregojnë se po dëgjojnë këto shqetësime serioze (papunësinë, liberalizimin)”, ka shkruar Delawie në Twitter.

Delawie thirrje të ngjashme ka bërë edhe më herët.

Sot nga ora 16:00 do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës me vetëm një pikë të rendit të ditës, ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Pro kësaj marrëveshjeje, votimi i së cilës është zvarritur tash e tre vjet, janë shprehur të gjithë deputetët e koalicionit qeverisës si dhe LDK-ja, derisa e kanë kundërshtuar ata të Vetëvendosjes, Listës Serbe dhe Grupi i Deputetëve të Pavarur.

http://kallxo.com/neser-tentimi-i-katert-per-demarkacionin/