Ambasadori i ShBA-së, Greg Delawie - Foto: KALLXO.com

Delawie Tregon Çfarë Pret nga Deputetët e Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Greg Delawie, shfaqi shpresën se të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të votojnë për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Në një postim në Twitter, Delawie tha se “kalimi i Marrëveshjes për Demarkacionin është thelbësor për të siguruar mundësinë e qytetarëve nga të gjitha komunitetet e Kosovës që të udhëtojnë lirshëm në Europë”.

Të martën, Qeveria e Kosovës i kërkoi Kuvendit seancë urgjente për demarkacionin.

Sipas kryeprlamentarit Kadri Veseli, Kryesia e Kuvendit do të mblidhet nesër dhe sipas të gjitha gjasave seanca për ratifikimin e Marrëveshjes do të mbahet të enjten.