Delawie: Terroristët Mund të Shfaqen në Çdo Vend

Thirrja e diplomatit amerikan u bë sot në Pejë në kuadër të një punëtorie “Qytetet e Fuqishme Kundërshtojnë Ekstremizmin e Dhunshëm në Kosovë”.

Punëtori të tilla të organizuara nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Ambasada e SHBA-ve, do mbahen edhe në qytetet tjera të Kosovës

“Përhapja e ideologjisë ekstreme është problem i përbashkët. Të gjithë duhet që ta parandalojmë atë. Terroristët mund të shfaqën në çdo vend dhe e dimë shumë mirë se besimet e urrejtshme nuk respektojnë as pengesa. Diçka që mund të fillojë një komunitet mund të ndikojë tek një tjetër sa çel e mbyll sytë. Për ketë pikërisht kemi bërë rrjetin e qyteteve të forta”, tha ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie.

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Skender Hyseni, tha së duhet aktivizimi i qytetarëve në parandalimin e ekstremizmit të dhunshme dhe radikalizmit përveç organeve të drejtësisë, për të cilat tha së kanë bërë punë të shkëlqyer.

“Të bëjnë gjithë ç’shtë e mundshme që edhe atë pjesë të radikalizuar të shoqërisë, ta de-radikalizojmë”, tha Hyseni.

Kryeimami nga Bashkësia Islame e Kosovës, Sadri Bajgora, tha se ekstremizmi dhe radikalizmi është fenomen global dhe nuk kanë ndonjë fe të caktuar.

Bajgora u shpreh së Bashkësia Islame e Kosovës mbështet çdo iniciativë kundër parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit.

Sipas tij, kur ekstremizmi fetar mbështillet me një politikë të çmendur gjithmonë botës do t’i sjellë vuajtje.

“Janë shenjestruar në radhë të parë vetë myslimanet të cilët kanë rënë pre e ideologjive ekstremiste të cilat e kanë keqpërdorur dhe kanë keqinterpretuar Kuranin famë lartë”, tha Bajgora.

Edhe shefi i misionit të OSBES-së në Kosovë, Jan Braathu, tha se duhet vepruar me të gjitha mekanizmat kundër luftimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit.

Kurse, Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri tha së ndihet mirë që edhe Peja është pjesë e qyteteve tjera të vendit në punëtorinë që ka për qellim parandalimin ekstremizmit të dhunshëm.

Muaj me parë KALLXO.com raportoi për tryezën e organizuar në qytetin e Pejës që kishte tematikë ekstremizmin e dhunshëm. Në atë takim u tha së ekstremizmi vjen jashtë bashkësive fetare.

http://kallxo.com/ekstremizmi-vjen-nga-njerez-jashte-bashkesive-fetare/