Ambasadori i ShBA-së, Greg Delawie

Delawie, pas Vrasjes së Ivanoviqit: Shmangni Retorikën e Rrezikshme!

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie bëri thirrje për hetimin e vrasjes së sotme të politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Delawie në letrën ngushëlluese për vdekjen e Ivanoviqit, tha se në këtë kohë duhet pasur kujdes me deklaratat, raporton KALLXO.com

“Ne kërkojmë nga të gjitha palët ta lënë mënjanë retorikën e rrezikshme në këtë kohë të ndjeshme dhe të zotohen për ta vazhduar punën drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe përmirësimit të jetës për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë”, tha Delawie.

Ai po ashtu tha se sistemi i integruar i policisë dhe gjyqësorit do të duhej të ishte ndihmesë në zgjidhjen e këtij rasti.

“U bëj thirrje institucioneve të drejtësisë në Kosovë- sidomos tani që Policia, Prokuroria dhe Gjykatat janë të integruara- që ta hetojnë këtë incident shpejt dhe me profesionalizëm, dhe t’i sjellin kryesit para drejtësisë”, tha Delawie.

KALLXO.com ka raportuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

http://kallxo.com/zyrtare-vdes-oliver-ivanoviq/