Ambasadori i ShBA-së, Greg Delawie - Foto: KALLXO.com

Delawie: ShBA do ta Vazhdojë Mbështetjen për Kosovën

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën si shtet sovran, shumetnik dhe demokratik, e begatshme dhe në paqe me fqinjtë e saj, ka thënë ambasadori amerikan, Greg Delawie, pas takimit me kryeministrin e ri të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Delawie, i cili ishte personaliteti i parë ndërkombëtar e vendor me të cilin Haradinaj zhvilloi takim pas pranimit të detyrës nga paraardhësi i tij Mustafa, tha po ashtu se pret që prioritet i institucioneve të reja të Kosovës të jenë ato që kanë qenë: përmirësimi i sundimit të ligjit,  zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i marrëdhënieve dhe i sigurisë rajonale.

“U bëj thirrje të gjithë udhëheqësve të Kosovës që t’i vënë interesat e shtetit të tyre para të gjitha të tjerave”, ishte thirrja e ambasadorit të ShBA-së.

“Nuk ka kohë për të humbur… Edhe Kosova duhet të ecë përpara”, tha ai.

Ndryshe, Ramush Haradinaj sot e pranoi detyrën e kryeministrit nga Isa Mustafa.

http://kallxo.com/ramush-haradinaj-merr-zyren-e-kryeministrit/