Ambasadori i ShBA-së, Greg Delawie

Delawie: Ruajeni sistemin e drejtësisë

Ambasadori amerikan Greg Delawie shprehu zhgënjimin për moszgjedhjen e të gjithë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa porositi që të ruhet sistemi i drejtësisë.

“Mirëseardhje dy gjyqtarëve të rinj të Kushtetueses. I zhgënjyer që Kuvendi nuk arriti të kryejë punën e tij. Ruani sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe rifilloni procesin”, porositi Delawie në twitter.

Kuvendi i Kosovës dje zgjodhi dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese nga komunitetet, por dështoi të zgjedhë tre anëtarë të saj shqiptarë.

http://kallxo.com/zgjedhen-dy-anetare-te-gjykates-kushtetuese/

http://kallxo.com/deshton-zgjedhja-e-tre-anetareve-shqiptare-te-gjykates-kushtetuese/

Dje gjatë votimit për gjyqtarë të Kushtetueses nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti e shtyu deputetin e LDK-së Arben Gashi, pas një debati me fjalë.