Ambasadori i ShBA-së, Greg Delawie

Delawie Reagon Pas Zhvillimeve Rreth Shtetasve Turq

Ambasadori amerikan Greg Delawie reagoi pas zhvillimeve që shoqëruan arrestimin e gjashtë shtetasve turq.

“I kam ndjekur nga afër zhvillimet e djeshme. Transparenca dhe përkushtimi për këtë proces dhe sundimi i ligjit janë vitale”, shkroi Delawie.

Gjashtë shtetas turq u arrestuan dje, ndërsa Kryeministri Ramush Haradinaj tha se ata janë deportuar në Turqi po dje në mesditë.

Avokati i njërit nga të arrestuarit tha sot se disa prej tyre po mbahen në aeroportin e Prishtinës, e disa të tjerë në Ambasadën e Turqisë në Prishtinë.

Kryeministri Ramush Haradinaj shkarkoi sot ministrin e Punëve të Brendshme dhe drejtorin e AKI-së.

Në Kuvendin e Kosovës disa nga deputetët folën në lidhje me arrestimin e shtetasve turq, duke konstatuar në përgjithësi se shteti dështoi në lidhje me këtë çështje.