Ambasadori i ShBA-së, Greg Delawie

Delawie: Ratifikojeni Demarkacionin Tani

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie nxiti Parlamentin që të shpejtojë me ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Ai përmes një statusi në Twitter e konsideroi pozitiv marrëveshjen në mes të presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi por kërkoi veprim nga Kuvendi i Kosovës.

“Lajme positive nga presidentët e Kosovës dhe Malit të Zi për Marrëveshjen për Demarkimin e Kufirit është mirë, por tani është koha për veprim në Parlament. Ratifikojeni tani dhe tregoni qytetarëve të Kosovës që qeveria e tyre po punon për ta në 10 vjetorin e pavarësisë”, shkroi Delawie.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi së bashku me homologun e tij malazez arritën dje një deklaratë të përbashkët për demarkacioni e cila sot u miratua në Qeverinë e Kosovës.

http://kallxo.com/miratohet-deklarata-per-demarkacionin-si-aneks-marreveshje/