Delawie Pyet sa Njerëz Votuan

Delawie vizitoi qendrën e votimit 1501E në Obiliq të vendosur në Shkollën “Ibrahim Rugova”.

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie i bëri sot një vizitë qendrës së votimit të vendosur në Shkollën “Ibrahim Rugova” në Obiliq.

NDËRLIDHUR

Delawie pasi hyri në këtë qendër pyeti vëzhguesit se sa votues i kanë pasur deri më tani.

Vëzhguesit e informuan se në momentin e vizitës kishin 75 persona, 11 prej tyre me kusht.

Në këtë qendër kanë të drejtë vote 7536 votues.

Zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen sot, u caktuan pasi Kuvendi i Kosovës me një mocion mosbesimi rrëzoi qeverinë më 10 maj.

Të drejtë vote në zgjedhjet e 11 qershorit kanë 1 milion e 872 mijë e 941 votues në 889 qendra votimi.

Votues që kanë të drejtë vote për herë të parë janë 118 mijë e 448 persona, ndërsa nga listat janë larguar 33 mijë e 542 persona të vdekur.

Zgjedhjet do të monitorohen nga 30 mijë vëzhgues, 100 nga ta të BE-së.

11 Qershor 2017 - 11:17

Amire Qamili, Doruntina Baliu 11/06/2017 - 11:17
NDËRVEPRIMI0

Delawie Pyet sa Njerëz Votuan

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend