Greg Delawie - Foto: KALLXO.com

Delawie: Progresi në Dialog e Asociacion, Progres në të Gjitha Fushat

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka shkruar se progresi në tri fusha, dialog, asociacion e sundim të ligjit, nënkupton progres në të gjitha fushat tjera në Kosovë.

“Progresi në dialog, asociacioni  dhe sundim të ligjit do ta bëjnë të mundur progresin ne të gjitha fushat tjera në Kosovë. Këto janë prioritete kyçe në vitin 2018. SHBA i mbështet përpjekjet që këto çështje të shkojnë përpara”, ka shkruar Delawie në Twitter.