Ambasadori i ShBA-së, Greg Delawie

Delawie: Populli i Kosovës Nuk e Mbështet Shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, i ka përgëzuar politikanët kosovarë që po flasin publikisht për Gjykatën Speciale dhe në emër të qytetarëve të cilët nuk e mbështesin iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

“Populli i Kosovës nuk e mbështet iniciativën për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale. Unë i përgëzoj politikanët dhe të tjerët që po flasin publikisht në emër të qytetarëve të Kosovës dhe, edhe pse është e vështirë, për atë që është e drejtë për të ardhmen e Kosovës”, është shprehë ambasadori amerikan Delawie përmes një shkrimi në twitter

Ambasadori Delawie ka qenë njëri nga diplomatët më të zëshëm që e ka kundërshtuar nismën për shfuqizimin e ligjit të Gjykatës Speciale.

Ai kishte deklaruar se ideja për të shfuqizuar Gjykatën Speciale është thikë pas shpine për Shtetet e Bashkuara të Amerikës

http://kallxo.com/mesazhi-trete-delawie-shfuqizimi-speciales-thike-pas-shpine/

Ai edhe disa herë tjera ka folur për këtë çështje si dhe ka mirëpritur qëndrimet e politikanëve kosovarë që e kanë kundërshtuar një nismë të tillë.

http://kallxo.com/delawie-kosova-shkaterron-te-ardhmen-nese-terhiqet-nga-specialja/

http://kallxo.com/delawie-ndryshimi-ligjit-per-gjykaten-speciale-ide-e-tmerrshme/

http://kallxo.com/delawie-mirepret-qendrimin-e-veselit-per-specialen/