Ambasadori i ShBA-së, Greg Delawie - Foto: KALLXO.com

Delawie Ngushëllon Familjen Rexhepi

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie ka ngushëlluar sot familjen Rexhepi me rastin e vdekjes së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, i cili ka punuar në emër të Kosovës për shumë vite”, shkruan diplomati amerikan në llogarinë e tij në “Twitter”.

Ndryshe, ish-kryeministri Rexhepi ndërroi jetë sot në moshën 63-vjeçare në një spital në Turqi ku ishte për kurim. / 21Media