Delawie më në Fund i Lumtur

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, e cilësoi si lajm të mrekullueshëm ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me malin e Zi.

“Ky është lajm me të vërtetë i mrekullueshëm. Urime Kosovë. Kuvendi bëri një punë të mirë. I falënderoj të gjithë deputetët që në mënyrë demokratike kanë votuar për marrëveshjen e kufirit. Lajm tepër i mirë”, tha Delwaie pas votimit në Kuvend..