Delawie Monitoron Numërimin e Votave në Drenas

Siç raporton gazetarja e KALLXO.com, ambasadori i ShBA-së, Greg Delawie, është duke qëndruar në qendrën e vendvotimit në shkollën “Rasim Kiçina”, në Drenas.

Vendvotimet në tërë territorin e Kosovës janë mbyllur në ora 19:00 dhe tash është koha e numërimit të votave.