Ambasadori i ShBA-së, Greg Delawie - Foto: KALLXO.com

Delawie: Kosova, Storie e Suksesit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, ka pohuar se Kosova është një storie e suksesit.

Në intervistën dhënë Rtv21, Delawie ka pohuar se në prag të dhjetëvjetorit të pavarësisë mund të thuhet se Kosova ka pasur sukses në shtetndërtim.

Delawie, po ashtu pohoi se sfidat për Kosovën janë të shumta, ndër të cilat kryesorja mbetet sundimi i rendit e ligjit dhe luftimi i korrupsionit e krimit të organizuar.

Ambasadori amerikan po ashtu konfirmoi se angazhimi i SHBA-së në Kosovë do të vazhdojë të jetë i fuqishëm.

I pyetur rreth zvarritjes së miratimit të Marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, ambasadori Delawie pohoi se kjo zvarritje i ka komplikuar marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

Intervistën e plotë me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara mund ta ndiqni sonte në ora 21:30./21Media