Ambasadori i ShBA-së, Greg Delawie

Delawie: Kosova Shkatërron të Ardhmen Nëse Tërhiqet nga Specialja

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, pati një porosi të qartë lidhur me kërkesat për ta shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale.

Delawie përmes Twitter-it, u shpreh i zhgënjyer nga kjo tentativë duke përmendur edhe kontributin e SHBA-ve në sukseset e Kosovës.

“Ne nuk kemi investuar me kaq përkushtim për suksesin e Kosovës, për ta parë teksa shkatërron të ardhmen e vet duke e zhbërë ligjin për Gjykatën Speciale”, shkroi ai në Twitter.

Organizata e Veteranëve të luftës këto ditë ka nisur të mbledhë nënshkrime për një peticion, në të cilin kërkohet që të shfuqizohet ligji për formimin e Gjykatës Speciale.

Gjykata Speciale tani e formuar, pritet që të gjykojë krimet e luftës të kryera në territorin e Kosovës