Delawie: Korrupsioni Shkatërron Besimin në Drejtësi

Në konferencën ku po diskutohet për arritjet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës ambasadori merikan në Kosovë Greg Delawie tha se të gjithë e dimë çmimin që po paguan Kosova për shkak të korrupsionit.

Delawie tha se korrupsionji e shkatërron besimin e qytetarëve në drejtësi.

Ambasadori foli edhe për integrimine  veriut në sistemin kosovar të drejtësisë, duke thënë se shtrirja e qasjes në drejtësi në të gjitha pjesët e Kosovës është vetvetiu luftë kundër korrupsionit.

Ai lavdëroi gjykatat edhe për shtim të transparencës. Tha se gjykatat kanë publikuar 3 mijë aktgjykime, ndërsa më parë kishin publikuar vetëm 85.

Delawie konstatoi se paanshmëria është thelbi i drejtësisë.

Edhe në Konferencën e Shtatë Vjetore Gjyqësore të zhvilluar të shtunën Delawie tha se sundimi i ligjit e përcakton suksesin e Kosovës.

http://kallxo.com/delawie-sundimi-ligjit-percakton-suksesin-e-vendit-tuaj/