Ambasadori i ShBA-së, Greg Delawie - Foto: KALLXO.com

Delawie Kërkon të mos Zgjidhet Rruga e Kundërshtimit të Speciales

Ambasadori Greg Delawie ka vazhduar edhe sot t’i sugjerojë Kosovës që të mos zgjedhë rrugën e kundërshtimit të Gjykatës Speciale.

Delawie ka bërë thirrje në twitter që Kosova të mos zgjedhë të ardhmen e tillë për fëmijët e saj.

Për Delawie-n nëse Kosova vendos ta shfuqizojë Ligjin për Dhomat e Specializuara, do të largohet nga Europa, ShBA-ja dhe sundimi i ligjit.

Delawie edhe dje, pas nismës së 43 deputetëve për shfuqizimin e ligjit me të cilin u themelua Specialja, reagoi tri herë kundër iniciativës së tillë.

Ai përpjekjen për shfuqizim e konsideroi “thikë pas shpine”.

http://kallxo.com/delawie-ndryshimi-ligjit-per-gjykaten-speciale-ide-e-tmerrshme/

http://kallxo.com/delawie-kosova-shkaterron-te-ardhmen-nese-terhiqet-nga-specialja/

http://kallxo.com/mesazhi-trete-delawie-shfuqizimi-speciales-thike-pas-shpine/