Kërkimi i policëve të zhdukur - Foto: KALLXO.com

Delawie i shqetësuar lidhur me zhdukjen e dy policëve të Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie ka thënë në një postim në Twitter se është i shqetësuar lidhur me zhdukjen e dy zyrtarëve policorë, të cilët u aksidentuan të shtunën.

Dy zyrtarë policorë teksa po udhëtonin me veturë zyrtare në rrugën Hani i Elezit-Kaçanik kanë rënë në lumin Lepenc.

“Në emër të Ambasadës amerikanë në Prishtinë, dua të shpreh shqetësimin tonë dhe simpatinë për Policinë e Kosovës dhe familjarët e policëve, derisa kërkimet vazhdojnë për policët e zhdukur. Ne mbështesim Policinë e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, në përpjekjet e tyre për të gjetur anëtarët e Policisë”, ka shkruar Delawie në një postim në Twitter./REL