Ambasadori i ShBA-së, Greg Delawie - Foto: KALLXO.com

Delawie: I Habitur me Punën e Madhe Kundër Demarkacionit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, është shprehur i habitur që disa persona janë duke punuar shumë që qytetarët e Kosovës të mos udhëtojnë të lirë në Europë.

“Është për t’u habitur se si disa persona po punojnë aq shumë që qytetarët e Kosovës të mos udhëtojnë në Europë”, ka shkruar në ‘Twitter’ ambasadori Delawie.

Gjatë ditës së djeshme, Greg Delawie shfaqi shpresën se të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të votojnë për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Në postimin e tij në ‘Twitter’, Delawie kishte shkruar se “kalimi i Marrëveshjes për Demarkacionin është thelbësor për të siguruar mundësinë e qytetarëve nga të gjitha komunitetet e Kosovës që të udhëtojnë lirshëm në Europë”.

Postimi i ambasadorit amerikan, Greg Delawie në Twitter

Seanca në të cilën do të shqyrtohet Marrëveshja e Demarkacionit do të mbahet nesër në orën 11:00.

http://kallxo.com/kryesia-cakton-per-neser-seancen-e-demarkacionit/