Ambasadori amerikan, Greg Delawie - Foto: KALLXO.com

Delawie: E Ardhmja Ekonomike e Kosovës Varet nga Pjesëmarrja e Gruas në Pronë

Përqindja e vogël e grave që posedojnë pronë po konsiderohet faktor negativ në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie konsideron që situata e tanishme në çështjen e të drejtave të grave në pronë po rrezikon të ardhmen ekonomike të vendit.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës që kosovarët të jenë në gjendje të marrin pjesë në ekonomi në baza të njëjta si burrat. Dhe nëse nuk mund të trashëgoni ose keni problemi në trashëgiminë e pronës nga prindërit tuaj, ose keni vështirësi në regjistrimin e pronës në Komunë nuk mund të merrni pjesë plotësisht në ekonominë e Kosovës”, tha Delawie.

Ai megjithatë tha se investimi i bërë nga Ambasada Amerikane në këtë çështje nuk është krejtësisht pa rezultat.

“Po shohim rezultate reale. A është gjithçka për mrekulli? Ende jo, por do të vazhdojmë të punojmë për këtë çështje.”, tha Delawie

Përballë Jeta Xharrës për çështjen e të drejtave në pronë diskutuan edhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, Arjeta Gashi, ekonomiste dhe Anisa Ismaili, aktore.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: