Greg Delawie, Ambasador i SHBA-ve në Kosovë. Foto: Kallxo.com

Delawie Dënon Kërcënimet Ndaj Pjesëtarëve Serbë të FSK-së

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, dënoi sot kërcënimet që janë shfaqur ditëve të fundit në Zubin Potok ndaj pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në një reagim në Twitter, Delawie ftoi autoritetet e Kosovës që t’i hetojnë këto kërcënime.

“Të gjithë qytetarët e Kosovës meritojnë të drejtën të jenë të sigurt derisa bëjnë jetën e tyre dhe shkojnë në punë. Ne dënojmë kërcënimet ndaj pjesëtarëve të FSK-së në Zubin Potok dhe u bëjmë thirrje autoriteteve të t’i hetojnë tërësisht ato. Ne e mbështesim integrimin e serbëve të Kosovës në të gjitha institucionet e Kosovës”, tha Delawie.

Të hënën, KALLXO.com raportoi për shpërndarjen e disa pamfleteve në Zubin Potok me të cilat pjesëtarët serbë të FSK-së kërcënohen me jetë.

http://kallxo.com/mesazhe-kercenuese-ndaj-pjesetareve-serbe-te-fsk-se-ne-zubin-potok/