Ramush Haradinaj e Avni Arifi. Foto: Facebook

Delagacioni i Ri i Kosovës Zhvillon Takimin e Parë në Bruksel

Delegacioni i ri i Kosovës në bisedimet e Brukselit me Serbinë ka zhvilluar takimin e parë sot.

Takimi ka zgjatur tre orë.

Ekipi që kryesohet nga Avni Arifi përbëhet nga Meliza Haradinaj, Alban Dermaku, Ardian Arifaj, Blerand Stavileci dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj.

“Energjia, liria e lëvizjes, bashkëpunimi rajonal, janë disa nga temat për të cilat do të diskutohet në këtë fazë të takimeve. Delegacioni i Kosovës ka shprehur përkushtimin për dialog, më saktësisht për një dialog në funksion të të gjithë qytetarëve të Kosovës, të gjithë atyre që janë të kyçur në këtë proces”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra për media e Qeverisë së Kosovës.

Tutje në komunikatë thuhet se grupi i ri negociator është i përkushtuar që procesi i dialogut të zhvillohet me transparencë të madhe në raport me qytetarët.

Avni Arifi u emërua shef i negociatave të premten e kaluar.

http://kallxo.com/avni-arifi-zevendeson-edita-tahirin-ne-dialog-serbine/

 

Gjatë mandatit të kaluar këtë grup negociator e ka udhëhequr Edita Tahiri.