Gjykimi për kontrabandim me migrantë në tentativë | Foto: KALLXO.com

Deklarohen të Pafajshëm për Akuzën e Tentativës së Kontrabandimit me Migrantë

Tre të akuzuarit për kontrabandim me migrantë në tentativë janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzat e prokurorisë në seancën fillestare.

Pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurores Bukurije Gjonbalaj, Rexhep Beqiri, djali i tij, Ramazan Hasani dhe Kushtrim Veseli nuk e pranuan fajësinë për veprën penale që po u vihet në barrë.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit në bashkëkryerje janë marrë me kontrabandim me migrantë, në atë mënyrë që i akuzuari Kushtrim Veseli ishte marrë vesh me Ramazan Hasanin që babai i këtij të fundit, Beqir Hasani t’i transportojë me veturë në mënyrë ilegale jashtë shtetit tre të dëmtuarit B.I., E.S. dhe B.Xh.

Më tej, sipas prokurorisë, më 1 janar 2015 rreth 20:30 në pikën kufitare në Merdar në dalje të Republikës së Kosovës derisa i akuzuari Beqir Hasani ka qenë duke i transportuar me veturën ‘Golf’ me targa zvicerane, të dëmtuarit janë ndalur nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Në seancë prokurorja Gjonbalaj bëri edhe precizimin e veprës penale nga kontrabandim me migrantë, në kontrabandim me migrantë të mbetur në tentativë.

Në afat prej 30 ditësh mbrojtja do të paraqesë kundërshtimet e saj për provat e cekura në aktakuzë dhe kërkesën për hedhje poshtë të aktakuzës.

Shqyrtimi i dytë u caktua për muajin prill.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të gjykimeve për kontrabandim me migrantë.