Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

I Dehuri Sulmon Bashkëshorten

Policia në raportin e saj të përditshëm njofton se një person në Novobërdë ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Sipas policisë sulmuesi i bashkëshortes në momentin kur dyshihet se kreu këtë veprim, ishte në gjendje të dehur.

Policia bën me dije se e sulmuara ka pranuar tretman mjkësor, ndërsa të dyshuarit për sulmin i është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të dhunës në familje.

Pesë ditë më parë në QKUK vdiq një grua nga Peja që më 17 nëntor ishte lënduar rëndë nga sulmi prej burrit të saj.

http://kallxo.com/ne-paraburgim-dyshuari-per-vrasjen-e-gruas-ne-peje/