Pamje nga takimi i sotëm konsultues - Foto: KALLXO.com

Deda – PAN-it: Tregoni Kur Dëshironi të Mbahet Seanca!

Përfaqësuesi i partisë Alternativa, Ilir Deda, tha se logjika e bllokimit, shantazhit dhe paralizimit të institucioneve “nuk po vjen prej neve”.

“Na mundemi me vazhdu me akuzu, por vetët fakti qe jemi këtu tregon që ne dëshirojme të arrijmë kompromis. Nëse nuk doni me ardhë në seancë nesër mos hajdeni. Seanca është caktu”, tha deputeti Ilir Deda duke iu drejtuar përfaqësuesve të koalicionit PAN.

Po ashtu, Deda i luti përfaqësuesit e PAN-it që para se të përfundonte takimi i sotëm konsultues të propozojnë orën dhe ditën kur ata dëshirojnë ta mbajnë seancën.

Ndërsa, përfaqësuesi i AKR-së, deputeti Korab Sejdiu, tha se askush nuk e konteston që PAN ta ketë kryeparlamentarin.

“Mirëpo, kjo nuk ju jep të drejtën që ju ta keqpërdorni këtë“, tha Sejdiu.

Edhe deputeti Sejdiu kërkoi nga PAN-i ditën e kohën e seancës. Ne të gjithë qëndrojmë të gatshëm qe të vijmë në seancë veç tregone ditën e kohën dhe na do të vijmë aty. Këtë të drejtë e ka kryesuesi por po ju japim të drejtë dhe ju caktone datën, kohën dhe ne do të jemi prezentë”, tha ai.