Deda: Manipulimi-Specialitet i Kryetarit të Kosovës

Deputeti Ilir Deda komentoi sot deklaratat e vazhdueshme të Presidntit Thaçi se nisma për shfuqizim të ligjit me të cilin është themeluar Gjykata Speciale është ligjore dhe kushtetuese.

Deda këto deklarata i cilësoi manipulim politik të popullit nga Thaçi.

“Manipulimi politik i popullit është bërë specialitet i Kryetarit të Kosovës”, shkroi Deda në facebook.

Ai veprimet që cenojnë shtetësinë i cilësoi të paligjshme.

“Veprimet politike që rezultojnë me suspendimin e shtetësisë së Kosovës nuk janë as kushtetuese as ligjore”, shkroi Deda.

Ai konsideroi se ndërhyrja në sistem të drejtësisë është vepër penale.

“Ndërhyrja në sistem të drejtësisë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjet e shtetit tonë. Është vepër penale – edhe për deputetët, Qeverinë dhe vet Kryetarin”, vijoi postimi i Dedës.

Ai konstatoi se prishja me shtetet mike nuk është interes nacional i Kosovës.

“Prishja me shtetet e pakta mike është në kundërshtim direkt me interesin tonë kombëtar”, tha Deda.

Dje edhe Departamenti i Shtetit, edhe ambasada amerikane në Prishtinë reaguan ashpër ndaj liderëve të Kosovës në lidhje me nismën për shfuqizim të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorin e Specializuar.

http://kallxo.com/shba-kerkon-te-mos-zhbehet-specialja/

Sot Thaçi deklaroi se deputetët janë të zotët e vetes, duke folur për iniciativën e shfuqizimit të ligjit për specialen.

http://kallxo.com/thaci-per-specialen-deputetet-jane-te-zotet-e-vetes/