Deda dhe Hoxhaj ‘kapen’ për temën e kapjes së shtetit

Deputeti i partisë Alternativa ka replikuar me Zv.Kryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj lidhur me Raportin e Progresit.

Deda tha se problemet e shfaqura në raport po shihen edhe brenda Parlamentit.

“Raporti e godet këtë realitet të sotit kur ne nuk e kemi Kryeministrit dhe kabinetin qeveritar këtu. Në ship janë se nuk vijnë të japin llogari para Kuvendit. Natyrisht që ka mangësi në nëj vend që karakterizohet si një shtet që ka elemente të kapje të shtetit. Thotë që duhet të ketë debat konstruktiv paralamentar në Kuvend”, tha Deda.

Ai po ashtu tha se duhet të veprohet për ç’kapjen e shtetit dhe që sipas tij ‘ç’kapjen e shtetit nuk do ta bëjë qeveria që i ka 52 deputetë’.

Në anën tjetër, Hoxhaj tha se çështja e kapjes së shtetit është përallë e krijuar nga grupi i atëhershëm i opozitës ‘VLAN’.

“Z.Deda nuk e mendova si retorikë këtë çështjen. Kemi pasur debate sa i përket raportit. Ne e pranojmë raportin si të saktë. Por disa prej pjesëve , për mua është e papranueshme, duhet ta shtrojmë pyetjen pse përdoret fraza ‘early stage’.  Për mua më së paku një qëndrim i tillë është i pranueshëm. Çështja e kapjes… ju të VLAN-it, në politikë është ai në fund të fundit ai që mundet të menaxhojë situatën , ne PDK e kemi menaxhuar situatën”, tha Hoxha.