Deda: Deputetët që u Betuan në Kuvend po Lobojnë Kundër Kosovës

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda në seancën e cila po mbahet për të debatuar lidhur me parimet programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës tha se nuk mund të diskutohet për program qeverisës në seancë kur kryeministri s’është në sallë të Kuvendit.

Deda tha se sa i përket parimeve qeverisëse ato janë gjysmë parime dhe gjysmë synime dhe nuk mund të diskutohet për to.

Deda më tej tha se Qeveria duhet të tregojë se pse janë në programin e tyre 24 parime qeverisëse kur në Qeverinë e kaluar ishin 21.

Deputeti i Alternatives tha se si deputetë të gjithë janë betuar në Kuvend që do ta mbrojnë kushtetueshmërinë e vendit mirëpo si është e mundur që deputetët e Listës Serbe të cilët janë betuar në Kuvend e Kosovës të lobojnë kundër Kosovës në të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë./21Media