Deputetët e AAK-së i janë bashkuar protestës në Deçan - Foto: KALLXO.com

Deçanasit Kundërshtojnë Vendimin e Kushtetueses

Një numër i madh i qytetarëve i janë përgjigjur thirrjes së kryetarit të Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, për të protestuar kundër  vendimit të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit Manastirit të Deçanit i jepen 24 hektarë tokë.

Në një fjalim të mbajtur para protestuesve, kryetari Selmanaj tha se nuk do ta pranojnë dhe se do ta kundërshtojnë vendimin e Kushtetueses.

Ai u bëri thirrje udhëheqësve të kishës dhe ndërkombëtarëve që të ulen dhe të gjejnë zgjidhje për këtë çështje.

Po ashtu, Selmanaj tha se askush nuk është kundër manastirit, sepse se manastiri është i Deçanit dhe do të ruhet si vlerë e tillë.

“Por, vendimi për prona është i papranueshëm për banorët e Deçanit”, tha kryetari i Komunës.

Protestës i janë bashkuar edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së: Pal Lekaj, Lahi Ibrahimaj, Time Kadrijaj e Teuta Haxhijaj.

Deputetja Teuta Haxhiu tha se u janë bashkuar banorëve të Deçanit që ta kundërshtojnë vendimin, sipas saj, të padrejtë, të Gjykatës Kushtetuese.

“Thjeshtë është një vendim, pa marrë parasysh që është nga Gjykata Kushtetueses, por është i papranueshëm dhe do të jetë i papranueshëm”, tha deputetja e AAK-së.

Decan 001

Moto e protestës, e cila ka mbledhur një numër të madh të qytetarëve dhe e cila përfundoi e qetë ishte: “Gjykata Kushtetuese shkeli drejtësinë“.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur dje në Kuvendin Komunal të Deçanit, kryetari Rasim Selmanaj ka theksuar se si kryetar i kësaj Komune nuk do ta pranojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese pavarësisht pasojave ligjore që mund t’i ketë ky kundërshtim.

http://kallxo.com/selmanaj-jo-kushtetueses-per-tokat-e-dhena-manastirit/