Jeta Xharra, Debat Pernime. Foto: Atdhe Mulla

DebatPernime për Zgjedhjet Lokale në Maqedoni

Duke filluar nga 1 tetori në TV ART CHANNEL të Tetovës në Maqedoni dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com, do të transmetohen debatet zgjedhore #DebatPernime për shtatë komunat me shumicë shqiptare në Maqedoni.

Kandidatët për kryetarë të komunave me shumicë shqiptare në Maqedoni do të përballen në debate parazgjedhore të moderuara nga Jeta Xharra.

Debatet do të transmetohen në TV ART CHANNEL nga 1 deri më 7 tetor.

Në kuadër të këtyre debateve, shikuesit do të njihen me ofertën politike të kandidatëve për komunat Çair, Saraj, Tetovë, Strugë, Gostivar, Dibër dhe Kërçovë.

Qytetarët mund të dërgojnë pyetje për kandidatët përmes platformës online në KALLXO.com, aplikacionit mobil të KALLXO.com si dhe në Facebook të KALLXO.com.

Debatet organizohen në partneritet të KALLXO.com me Portalb, Vërtetëmatës/Vistinomer, Art Channel dhe BIRN Maqedonia.