Debat Pernime: Albin Kurti e Ramush Haradinaj

Dy kandidatët për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti (Vetëvendosje)  dhe Ramush Haradinaj (PDK-AAK-NISMA) flasin për projektet e tyre pas 11 qershorit, nëse u besohet posti që e kërkojnë.

Në intervistat për Jeta Xharrën, Albin Kurti e Ramush Haradinaj flasin se si do të duket qeverisja e tyre, çka do të bëjnë me çështjet që kanë mbetur pezull nga qeveria në largim: demarkacioni i kufirit me Malin e Zi dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Kurti e Haradinaj flasin edhe për Gjykatën Speciale, raportet me bashkësinë ndërkombëtare, çkapjen e shtetit, skemat sociale por edhe për koalicionet.

Albin Kurti flet se çka do të bëjë me shefin e Policisë nëse vjen në pushtet dhe si do të sillet në momentin kur si kryeministër do të intonohet Himni i Kosovës, ndërsa Ramush Haradinaj flet pse refuzoi të përballet me rivalët e tij për postin e kryeministrit.