Seanca për Demarkacionin - Foto: Atdhe Mulla

Debat i Ashpër VV - PDK se Kush e Formoi Listën Serbe

Shefat e grupeve parlamentare të PDK-së dhe Vetëvendosjes, Glauk Konjufca dhe Memli Krasniqi, kanë debatuar në lidhje me Listën Serbe.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka kërkuar nga Vetëvendosje të tregojë nëse i ka formuar PDK-ja.

Krasniqi gjithashtu ka thënë se PDK-ja nuk e ka formuar Listën Serbe, por ajo është kategori Kushtetuese.

“Për juve VV thonë herë i ka formuar SHIK-u, e herë PDK-ja. Hajde kallxoni a ju kemi formu na? Jo vallahi s’i kem formu na, as këta e as listën serbe. S’kemi qare pa i pasë në Qeveri se janë kategori kushtetuese që këtë kushtetute krejt na bashkë e kem bo”, tha shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.

Ndërsa deputeti i PDK-së Hajdar Beqa e krahasoi Lëvizjen Vetëvendosje me Listë Serbe, pasi që sipas tij dyja këto grupe po e kundërshtojnë kalimin e marrëveshjes.

http://kallxo.com/video-flej-kryeminister-flej/

http://kallxo.com/video-xhelal-svecla-gjeneral-smajli-mos-fal-toke/

http://kallxo.com/video-xhelal-svecla-gjeneral-smajli-mos-fal-toke/

Ndërsa sipas shefit të grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, Listën Serbe e ka formuar Hashim Thaçi me marrëveshjen e Brukselit së 2013.

“Një vendim e keni marrë shumë të dëmshëm në vitin 2013, bashkë me Serbinë dhe Beogradin, nuk e di ndonjë marrëveshje më të dëmshëm për Kosovën. Listën Serbe e keni kriju ju z.Beqaj (Hajdar Beqa), Lista Serbe është kriju në negociatat e Brukselit. Ai idoli juaj që po e përmeni, Hashim Thaçi e ka kriju Listën Serbe. Ju e keni në qeveri Listën Serbe e po e akuzoni Vetëvendosje. A e keni Beogradin edhe Listën Serbe në Qeveri? Kë po e akuzoni për lidhje me Beogradin, kur ju e keni shti listën serbe ne Qeveri, që s’po ju len me kriju Ushtrinë. Marre duhet me ju ardhë”, iu përgjigjë shefi i