Takimi me "Dardanët" | Foto: ZKM

‘Dardanët’ i Kërkojnë Haradinajt Ndërtimin e Stadiumit

Në një takim të Kryeministrit Ramush Haradinaj me kryetarin Lulzim Berisha dhe përfaqësuesit tjerë të grupit të tifozëve “Dardanët”, Haradinajt iu kërkua përshpejtim i ndërtimit të stadiumit nacional të Kosovës.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit duke uruar Haradinajn për postin e të parit të ekzekutivit, “Dardanët” propozuan që stadiumi nacional ta ketë emrin “Dardania Arena”.

“Dardanët kërkuan nga Kryeministri edh që ta kenë një hapësirë të tyren në kryeqytet, si dhe zbatimin e Ligjit për Sponsorizime.

Sipas komunikatës, Kryeministri Haradinaj “u zotua se do t’i mbështesë ‘Dardanët’ në misionin e tyre për ta ngritur lart imazhin e vendit”.

KALLXO.com vitin e kaluar shkroi se edhe pse procedurat për ndërtimin e stadiumit ishin iniciuar nga qeveria në vitin 2014, ndërtimi i tij nuk kishte filluar.

http://kallxo.com/vendimi-qe-26-muaj-procedurat-per-stadiumin-askund/

Kosova ndeshjet si vendase në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018” po i zhvillon në Shkodër.